HomePolitikë

Negociatat/ Reagon ashpër Tanja Fajon: Ky është turp i madh!

Tanja-Fajon

Përmes një mesazhi në faqen e saj të “Facebook”, Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon e cilëson një turp të madh vendimin e Francës për të bllokuar procesin e integrimit me dy vendeve ballkanike, ndërsa i kërkon Presidentit Macron “të zgjohet”.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili po mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.


TË NGJASHME