HomePolitikë

Negociatat, reagon Cakaj: Raporti i KE-së i qartë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar pas vendimit të KE-së pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Përmes një postimi në facebook, ai thekson se Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë.

“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë ?????”, – shkruan Cakaj.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn lexoi sot proges-raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut ndërsa tha se Komisioni Europian e rekomandon hapjen e negociatave.


TË NGJASHME