HomeRajon

Negociatat/ Rusia nuk vonon, ftesë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pas përgjigjes refuzuese dhënë nga BE-ja për çështjen e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i vjen “ftesa” nga Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU), të bëhen pjesë e këtij grupimi. 

Thirrja ka ardhur nga përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë fjalës se mbajtur prej tij në forumit Ekonomik Eurasian në Verona, mbajtur gjatë fundajvës që shkoi.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, ka thënë mes të tjerash diplomati rus, duke nënvizuar zhgënjimin e dy vendeve pas refuzimit për çeljen e negociatave nga BE.

Me tej ai ka shtuar se “eshte i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë  “ngrire” nga Brukseli mund të kenë më shumë benefite në EEU”.


TË NGJASHME