HomePolitikë

Negociatat, Yuri Kim: SHBA do mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat për anëtarësim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Kim tha se ky vendim tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Ambasadorja amerikane shtoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.


K.S/ GotaNews


TË NGJASHME