HomePolitikë

Negociatat, zyrtari amerikan kritika BE-së

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker ka kritikuar BE-në për vendimin e marrë për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Reeker ka deklaruar se disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të.

“Republika e Maqedonisë Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje për integrimin në BE. Njerëzit e këtyre vendeve duan t’i bashkohen BE-së. Ne e kemi mbështetur zgjerimin e BE. Jemi të zhgenjyer kur shohim disa liderë qe kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Reeker deklaroi se sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e beri shume te qarte kete zhgënjim qe këshilli i Bashkimit Europian nuk arriti te ece përpara me bisedimet e anetaresimit per te dy keto vende. Perseptiva europiane, ideja se keto dy vende europiane deshirojne te jene pjese e Bashkimit Europian ka qene nje komponent kryesor i politikes tone te jashtme. Ne nuk jemi pjese e Bashkimit Europian por ne e kemi mbështetur kete ide duke mbështetur edhe reformat qe keto dy vende kane ndermarre per te ecur përpara ne kete drejtim sepse mendojme se eshte ne interesin e vete ketyre vendeve, te rajonit dhe Bashkimit Europian dhe eshte zhgënjyese te shikosh disa ldere europiane me pikëpamje te shekullit te 19 per Ballkanin Perendimor.


TË NGJASHME