HomeShowbiz

Nëna e Dua-s publikoi foton e veçantë, dhëndri ka diçka për t’i thënë

Nëna e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të vjetër. Anesa Lipa shfaqet e veshur me një kostum tradicional shqiptar, në një foto që i përket vitit 1997.

“Fustan tradicional shqiptar i punuar me dorë, 1997”, shkruan ajo. Ndërsa komentet ndaj saj kanë qenë të shumta, dhe nuk kishte si të mos mungonin komentet e dy vajzave të saj.

Por bie në sy edhe një koment që dhëndri i saj, Isaac i dashuri i Duas ka bërë, cili i ka lënë një emoji zemre vjehrrës së tij moderne.

Isaac ka një marrëdhënie mjaft të ngushtë me prindërit e Dua Lipas, madje ai ka udhëtuar me ta në vendlindjen e këngëtares.


TË NGJASHME