HomeSport

Nëna e Ronaldos flet për daljen në pension të djalit të saj, ja kur do e lejë futbollin

Maria Dolores Aveiro, nëna e yllit portugez 36-vjeçar, Cristiano Ronaldo, yllit të Manchester United, ka folur për datën e daljes në pesion të djalit të saj nga bota e futbollit.

Aveiro tha gjatë një interviste për shtyp: “E pyeta Ronaldon nëse donte të bëhej trajner kur të tërhiqej nga futbolli. Ai u përgjigj se donte të shijonte jetën e tij. Ai do të luajë deri në moshën 40-vjeçare”.

Dhe Aveiro kishte deklaruar më parë në maj 2018, kur Ronaldo ishte 33 vjeç dhe shkëlqente në radhët e Real Madridit, se do të vazhdonte të luante për 3 ose 4 vjet, duke thënë për gazetën franceze “L’Equipe” në atë kohë: “Ka disa lojtarë që në fund luajnë deri në 37 vjet. Cristiano është një njeri dhe jo një makinë, por ai do të vazhdojë të luajë për aq kohë sa të mundet, mendoj edhe për 3 ose 4 vite të tjera”.


TË NGJASHME