HomeLajmi i Fundit

Nënë e bijë gjenden pajetë në banesë, zbardhen detajet shokuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër gjimnazit “Myslim Keta”, në Kombinat ku nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Fqinjët e tyre pohojnë se thuajse nuk kishin kontakte me këtë familje, madje dyshonin nëse ato jetonin ende në atë shtëpi, pasi nuk bënin kurrë zhurmë.

I vetmi që interesohej për to ishte vëllai i Zhanetës. Para 3 javësh kishte tentuar të komunikonte me të motrën, por ka qenë e pamundur ndaj ai ka shkuar në polici.

Nisur nga kjo një patrullë policie është paraqitur në banesën e të ndjerës, ku kanë pyetur Zhaneta Josifin nëse kishin ndonjë problem për faktin se pse rrinin të izoluara bashkë me vajzat. Ajo u kishte pohuar policëve se qëndronte brenda pasi ndiheshin të rrezikuara për shkak të koronavirusit dhe për arsye personale.

Ndërkohë ka dyshime të forta se njëra nga vajzat, Anisa Josifi ka ndërruar jetë disa muaj më parë, dhe se nëna, e ndihmuar nga e bija e kanë mbajtur të fshehur.

Të treja mësohet se ishin besimtare të sekti fetar ‘Dëshmitarët e Jehovait’ dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe te një jetë më e mirë. Brenda banesës, policia ka gjetur disa letra me shënime fetare.

Grupi hetimor bëri me dije se shkaku i vdekjes është mosushqyerja ose agjërimi i gjatë. Por po punohet për zbardhjen e të tjerave detaje lidhur me zbulimin e arsyeve të vërteta të ngjarjes.

Por nga ana tjetër kanë reaguar zyrtarisht edhe Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, të cilët theksojnë se anëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë ansjëherë pjesëtarë të Organizatës, madje as nuk shoqëroheshin me Dëshmitarët e Jehovait.

K.S/GotaNews