HomeShowbiz

Nënë për herë të parë? Alba Hoxha thyen heshtjen

Balerina Alba Hoxha prej kohësh ka qenë në qendër të mediave, pasi është komentuar shpesh për një lidhje të mundshme me koreografin e njohur Albi Nako. Mirëpo, së fundmi në media qarkulloi lajmi se bukuroshja është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Shkak për këto lajme u bënë daljet e Albës në rubrikën e motit në Klan, ku si rrallëherë ajo kishte veshur fustane të gjera duke ngritur aludimet se po përpiqej të fshihte barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë balerina. Alba është pyetur nga fansat në Instastory se nëse është shtatzënë, por përgjigja e saj ka qenë e prerë. “Joooo”, ka shkruar Alba duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.


TË NGJASHME