HomeShowbiz

Nënë për herë të parë, zëdhënësja e PD-së zbulon emrin e veçantë

Muajin e kaluar zëdhënësja e Partisë Demokratike, ina Zhupa bëri të ditur se ishte në pritje të një fëmijë, ndërsa ditën e sotme ajo ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së saj.

Përmes një postimi në facebook, Zhupa bën të ditur se ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka vendosur ta quajë Matias, e ndërsa ka falenderuar mjekët për përkujdesjen e dhënë.

“20 Maj, ishte dita me e lumtur dhe kuptimplote e jetes time dhe te Fabit, Zoti na bekoj me djalin tone MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nena Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gezon shendet te plote.

Falenderim i vecante i takon Doktorit te mrekullueshem, atij qe ka nje vend te vecante ne familjen tone, Prof. Dr. Nikita Manoku qe na solli djalin ne jete shendosh e mire. Dr. Nikita ka pasur nje perkujdesje fantastike gjate pritjes se Matias, si dhe eshte doktori qe i ka shpetuar jeten mami Lilit para pak kohesh duke i dhene mundesine te shikoj nipin e saj.”, është shprehur zëdhënësja.


TË NGJASHME