HomeLajme

Nënoficeri humbi jetën dje, kryeministri mesazh prekës

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë humbi jetën një ditë më parë pasi kreu testimet fizike.

Për lajmin ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili ka nxjerrë foton e nënoficerit dhe ka postuar disa fjalë prekëse në FB:

“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu. RH”, shkruan ai.


TË NGJASHME