HomeLajme

Nëse marrëdhënia juaj ka këto cilësi, ia vlen ta mbani përgjithmonë

Nëse e pyesni dikë “Cili është çelsi që një marrëdhenie të zgjasë më shumë?” shumica e njerëzve do të thonë: Komunikimi, besimi dhe respekti. Mirëpo çfarë pas këtyre? A mjaftojnë këto që të krijohet një lidhje e gjatë dhe stabile?
Duket se jo pasi janë dhe disa aspekte në çift që i bëjnë marrëdhënien të zgjasë më gjatë.
Ne ju tregojmë disa shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj është e fortë dhe ia vlen ta mbani atë:

Je vetvetja:
Shumë mendojnë se të qenit me dikë do të thotë të bësh një përpjekje për të kënaqur çiftin duke hequr dorë nga ajo që dëshiron të bësh. Megjithatë, në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy palët nuk duhet të kërkojnë aq shumë në mënyrë që të jenë vetvetja.

Nuk bëni krahasime:
Marrëdhëniet në të cilat bazohen në krahasime nuk zgjasin, sepse një marrëdhënie e shëndetshme duhet të bazohet në lumturinë e të dy palëve.

Ndihmoni njëri-tjetrin:
Nëse ndihmoni njëri-tjetrin pavarësisht vështirësive, kjo do të thotë që dëgjoheni, pranoheni dhe flisni me ndershmëri dhe këto janë baza e çdo marrëdhënieje.

Ka dallime por ato nuk janë një problem:
Në të gjitha marrëdhëniet ka dallime, por këto nuk janë një problem, përkundrazi ato japin argëtim për marrëdhënien.

E kaluara mbetet e kaluar:
Marrëdhëniet më të mira fokusohen në të tashmen në vend që të kapen me gabimet ose problemet e së kaluarës.


TË NGJASHME