HomeSociale

“Nëse mban frymën për 10 sekonda pa u kollitur, nuk ke Covid-19?!” Përgjigjet OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të gjithë qytetarët se hipoteza që nëse arrin të mbash frymën për 10 sekonda pa u kollitur, nuk do të thotë aspak se nuk mund të kesh koronavirus.

Sipas njoftimit të OBSH-së theksohet se asnjë lloj shenje nuk tregon nëse ke apo jo koronavirusin.

Ndaj qytetarët duhet të kenë shumë kujdes për informacionet që marin, pasi rrezikohet që ndryshe të paraqiten dhe ndryshe mund të jetë e vërteta.

Postimi i OBSH në Shqipëri:

FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

https://bit.ly/2QRSpos

#COVID19 #NjihuMeFakte

K.S/GotaNews


TË NGJASHME