HomeLajme

Nëse nuk konsumoni një vakt ju ndodh kjo gjë

Mund të ju ketë shpëtuar një vakt pa konsumuar pasi mund të keni qënë duke shumë vonë.

Mirëpo nëse anashkaloni një prej vakteve organizmi juaj nuk do jetë në gjendje që të funksionojë mirë gjatë ditës.
Në terma të përgjithshëm, për shumicën e njerëzve, anashkalimi i vakteve ka ndikime domethënëse në trup dhe në tru.

Ushqimi është për trupin si nafta për makinën.
Nëse ju nuk fusni gjë në gojë gjatë gjithë ditës, praktikisht po shtyni gjithë ditën me stomakun bosh. Nëse një gjë e tillë përsëritet shumë shpesh të gjitha sistemet e organizmit janë në kaos dhe trupi do të reagojë. Niveli i sheqerit në gjak do të jetë në rënie të lirë duke rrezikuar ndjeshëm furnizimin e trurit me glukozë.

Përqendrimi është i vështirë sepse truri nuk ka glukozë. Simptoma të tjera janë: të dridhurat, djersitja dhe acarimi. Pas rënies së nivelit të sheqerit nis guguleja e stomakut e cila nuk të lë të përqendrohesh në asgjë tjetër përveç se ushqimit. Truri nis të dërgojë sinjale për të treguar se ka nevojë për ushqim ndërsa hormonet e oreksit janë tepër aktive.

Si pasojë e të mos menduarit drejt nga mungesa e ushqimit, njeriu e ka më të lehtë të zgjedhë ushqime të dëmshme për shëndetin.


TË NGJASHME