HomeTeknologji

Nëse punonjësit duan, Twitter do i lejojë të punojnë përgjithmonë nga shtëpia

Twitter do të lejojë që punonjësit e saj të mund të punojnë përgjithmonë nga shtëpia.
Ishte Mark Zuckengerb ai i cili lajmëroi se nëse punonjësit do donin të punonin nga shtëpia mund ta bënin deri në vitin 2021.
Mirëpo punonjësve iu është lënë dhe një gjë tjetër në dorë: nëse ata do duan do të punojnë nga shtëpia përgjithmonë.

Ishte themeluesi, Jack Dorsey, ai që sinjalizoi një normë të re pune për një kompani të madhe teknologjike që mund të shtrihet përtej krizës së shëndetit publik COVID-19.

Twitter ishte një nga kompanitë e para që shkoi në një model pune nga shtëpia përballë COVID-19, por ne nuk parashikojmë që të jetë një nga të parat që kthehet në zyra,” tha Twitter në një deklaratë.

Muajt e kaluar kanë dëshmuar që ne mund ta bëjmë atë punë. Kështu që nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u mundëson atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të ndodhë. Nëse jo, zyrat tona do të jenë shtëpia e tyre e ngrohtë dhe mikpritëse, me disa masa paraprake shtesë”, thane zyrtarët e kompanisë.


TË NGJASHME