HomeShëndeti

Nëse qëndroni vetëm ulur, mund të rrezikoheni nga…

Zbulimet më të reja nga një studim i ri mund t’ju inkurajojnë të ngriheni nga shtrati dhe të filloni të praktikoni më shumë ecjen.

Hulumtimi i botuar në JAMA Onkologjia ka zbuluar se sjellja duke qëndruar ulur është e lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri.

Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit të Teksasit ‘MD Anderson Cancer Center’ të cilët morën në shqyrtim personat që angazhoheshin dhe ata që qëndronin të ulur për të zbuluar ndikimin e kancerit. Pjesëmarrësit ishin të moshës së mesme dhe të moshuar.

Ju mund të shpëtoni rrezikun nga kanceri vetëm nëse zëvendësoni 30 minuta që qëndroni ulur duke i kryer aktivitet fizik. Ky lloj aktiviteti përfshin ecje të ngadaltë, punë të lehta ose joga. Aktiviteti fizik ka aftësi të ulë rreth 31% vdekshmërinë nga kanceri. Lëvizja dhe ushtrimet e trupit ju ndihmojnë me frymëmarrjen.

Autorët e studimit thanë që udhëzimet rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar dhe të fortë çdo javë si një qëllim ideal për parandalimin parësor dhe sekondar të kancerit.

Sipas mjekëve të paktën 5 orë në javë duhet të përfshiheni në aktivitete fiizike.


TË NGJASHME