HomeShëndeti

Nëse qeni juaj është i paedukatë, me siguri po bëni këto gabime

Të edukosh një qen siç duhet brenda shtëpisë dhe jashtë saj nuk është punë e lehtë dhe do durim. Duhet të tregoheni të qartë, të vendosur t’i jepni sinjale të qarta mikut tuaj me katër putra në mënyrë që marrëdhënia juaj të jetë e mirë, por edhe raporti me të tjerët.

Ja çfarë duhet të keni parasysh për të edukuar sa më mirë qenin tuaj:

1. Mos ulërini

Të ulërish nuk shërben për asgjë, qeni juaj ndihet shumë mirë. Ngritja e zërit e tremb dhe bën që ai të mos ju dëgjojë më. Ekzagjerimi për sa i përket qortimeve të qenit, pothuajse gjithmonë rezulton jo produktiv dhe kafsha mund të bëhet më agresive.             

2. Veproni në kohën e duhur, jo me vonesë

Jeni kthyer në shtëpi nga puna dhe keni gjetur pantoflat tuaja të preferuara krejtësisht të shyqera: qortimi në fund është i padobishëm. Nëse i viheni kundër qenit pasi ka bërë rrëmujë, nuk do të ketë asnjë farë përfitimi sepse ai nuk e kupton pse po e qortoni. Kjo gjë funksionon nëse e bëni në momentin e duhur, pra kur i tregoni që po bën diçka të cilën s’duhet ta bëjë.

3. Mos i bërtisni për nevojat personale

I njëjti diskutim vlen edhe nëse zbuloni se ka kryer nevojat personale nëpër shtëpi. Kujtohuni ta nxirrni jashtë në orarin e duhur sepse t’i bërtasësh nuk ka asnjë efekt pozitiv. Qeni nuk e kupton pse po i bërtisni dhe mund ta çojë zemërimin tuaj në ekstrem me një pasojë akoma më të keqe: herën tjetër, ai mund ta hajë atë për të shmangur zemërimin tuaj!

4. Mundohuni të mos e bëni të kërcënojë

Të zemëroni apo qortoni qenin tuaj ndërsa hungërin, nuk është një ide e mirë. Në fakt, kafsha hungërin kur është e trembur ose kur gjendet në një situatë të pakëndshme. Përpjekja për të ndaluar këtë sjellje mund të shkaktojë qëndrime agresive të tij. Nëse hungërin, lëreni të qetë, por nëse e bën shpesh njoftoni veterinerin tuaj.

5. Mungesa e koherencës

Koherenca është thelbësore në edukimin e qenit tuaj. Nëse shpesh i thoni mikut tuaj të mos hyjë në shtrat dhe pastaj në mbrëmje e merrni aty pranë jush, ai s’do të kuptoj gjë. Pra, jini koherent me mesazhet që jepni dhe me rregullat e shtëpisë që nga fillimi.


TË NGJASHME