HomeModa

Nëse se keni blerë ende çantën e plazhit, hidhini një sy modeleve më poshtë!

Aktualisht, e kemi shpallur të hapur sezonin e kërkimit të çantës së plazhit! Është çdo vit e njëjta histori, por ndryshe nga herët e tjera këtë verë keni një avantazh. Çantat e plazhit mund t’i mbani gjithashtu edhe në qytet!

Nëse s’e keni blerë ende tuajën, hidhi një sy modeleve më poshtë!

Si fillim e nisim me çantën që po e shohim kudo nëpër plazhe a beach bar-e. Christian Dior-i që po bën namin është ky model!

Edhe këtë vit, kryefjala është kashta!

Nëse e doni shumë funksionale apo thjesht estetikisht të bukur, e vendosni ju!

Siç e shihni, blerja e mençur nuk mbaron me ditët e pushimeve. Rrugëve të qytetit, këto çanta marrin një pamje tjetër.


TË NGJASHME