HomePolitikë

Nesër konferenca mbarëkombëtare ku folës do të jetë vetëm Gent Cakaj, ironizon Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ndërsa ka publikuar në rrjetin social “Facebook” programin e konferencës mbarëkombëtare të Ministrisë së Jashtme, që pritet të mbahet nesër, ka ironizuar jo pak me faktin që folës do të jetë vetëm Gent Cakaj.

Në facebook, Rama shkruan se kjo nuk mund të quhet më konferencë, por “recital i Cakajt”.

“Të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë nesër në konferencën mbarëkombëtare, që sipas programit të bërë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pritet të jetë recital i ministrit mëkëmbës Gent Cakaj.

Por ai nuk është budalla! Ndaj, me siguri që nuk do të flasë vetëm ai, siç komentojnë budallenjtë që e duan si veten”, shkruan mes të tjerash Luan Rama.

Postimi i plotë:

Program konference apo

pune budallenjsh?!…

Për të thonë se është një djalë shumë i zgjuar. Shumë i zgjuar dhe shumë i zoti. Shumë i zoti dhe shumë i talentuar. Shumë i talentuar dhe shumë punëtor.

Madje, të njëjtët thonë se është edhe shumë gjeni!

Ndaj, askush nuk ka se përse të mos besojë.

Vetë kryeministri e ka prezantuar si të tillë; pra si shumë të zgjuar, shumë të zotin, shumë të talentuar, shumë punëtor dhe shumë gjeni.

E për të gjitha këto, edhe e ka emëruar ministër mëkëmbës në këmbë të tij, zëvendësministrin ministër të padekretuar!

Mirëpo, seç kanë dalë disa budallenjë, që me punë që mund ta bëjnë vetëm budallenjtë, duan të na e paraqesin edhe atë si veten e tyre.

Dhe kanë paralajmëruar një konferencë, që me gjasë do të mblidhet nesër, në programin e të cilës kanë parashikuar të flasë vetëm ai, herë si ShTZ ( pra shkëlqesia e tij zoti Gent Cakaj), e herë si zoti Gent Cakaj!

Të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë nesër në konferencën mbarëkombëtare, që sipas programit të bërë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pritet të jetë recital i ministrit mëkëmbës Gent Cakaj.

Por ai nuk është budalla!

Ndaj, me siguri që nuk do të flasë vetëm ai, siç komentojnë budallenjtë që e duan si veten.

“Budallai gjithnjë gjen një budalla më të madh se veten, që të habitet me të”, -ka thënë poeti dhe kritiku francez, Nikola Bualo.

78070103_549166968985079_5557089757151887360_n

TË NGJASHME