HomePolitikë

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Presidenti Meta flet për disa skenarë

meta

Në një intervistë në emisionin “Përballë”, presidenti Ilir Meta ka folur për disa skenarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, nga kriza e pandemisë me koronavirusin, për të cilat ai tha se do i diskutojë nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai tha se tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie.

I pyetur për njoftimin e djeshëm që kishte në plan të thërriste në mbledhje Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një organ konsultativ. Kjo mbledhje do të jetë virtuale apo do të jetë këtu në selinë e Presidentit të Republikës?

Do të ketë në konsideratë situatën e veçantë dhe respektimin edhe të distancave sociale për këtë rast.”

Cila është arsye le të themi apo gjëja që ju shqetëson më shumë ose problemi kryesor që kërkoni të diskutoni në këtë mbledhje?

Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare” tha Meta ndër të tjera.

Presidenti u pyet edhe nëse vendi është në afër skenarit italian, ai tha se kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë. Kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

Bashkëpunimi edhe brenda vet çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vet familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll.

Mos harrojmë që Italia dhe Kina kanë marrëdhënie të tjera në kuptimin e intensitetit të shkëmbimeve njerëzore, të turizmit reciprok. Në rastin tonë ne kemi mundësitë që t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, jo vetëm të personave të cilët sipas testeve rezultojnë pozitivë, por edhe të gjurmueshmërisë së kontakteve që ata kanë patur për të izoluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi”, tha Meta.


TË NGJASHME