HomeLajme

Nesër mblidhet KLGJ, ja çështjet që do të trajtohen

Nesër më datë 02.10.2020, në orën 10:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në platformën online mund të ndiqen vetëm pika 1 dhe 2 e rendit të ditës, çështjet e tjera, për shkak të natyrës konfidenciale të lëndës që do trajtohet, gazetarët nuk do mund të jenë pjesë e mbledhjes.

Rendi i ditës do jetë ky:

  1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit {…}”.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim të kandidates së diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, znj. Entela Gjoni”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj.Marçela Shehu).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Margarita Buhali dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative dhe civile, të shpallura me vendimet nr. 82, nr. 85 dhe nr. 86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj.Marçela Shehu).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Dhimitër Lara dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative dhe civile, të shpallura me vendimet nr. 82, nr. 83 dhe nr. 85, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj.Marçela Shehu).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Klodian Kurushi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 241, nr. 242 dhe nr. 244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj.Marçela Shehu).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Albana Boksi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, shpallur me vendimin nr. 85, datë 26.02.2020 dhe për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, shpallur me vendimet nr. 242 dhe nr. 244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Miliana Muça dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për tre pozicionet e lira, të shpallura me vendimet nr. 88, nr. 89 dhe nr. 90, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Ilirjana Olldashi dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy pozicionet e lira, të shpallura me vendimet nr. 88 dhe nr. 90, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore z. Marçela Shehu).

TË NGJASHME