HomeSociale

Nesër nuk do të na shoqërojë dielli, parashikimi i motit për çdo qark

Parashikimi i motit nga Metoalb na paraqet një ditë me vranësira dhe kthjellime kalimtare.

Më të dendura vranësirat mbeten në juglindje gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave dhe në zonat Lindore, ndërsa nata shtrin vranësirat në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -1°C mëngjesi në zonat Verilindore deri në 18°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.


TË NGJASHME