HomePolitikë

Nesër votimi në Akademinë e Shkencave, Vokshi bën thirrje…

Ndërsa ditën e nesërme pritet që të votohet Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, ish-kryetarja e Komisionit të edukimit dhe medias, Alban Vokshi bën thirrje që të shmangen zgjedhjet.

Në një postim në facebook, Vokshi shkruan se “Akademia e Shkencave është plani i fundit i Edi Ramës për ta zhgarravitur e shpërbëre Akademinë siç ka bërë me të gjitha institucionet e tjera shtetëror”.

Më tej në shkrimin e saj, Vokshi bën thirrje akademikëve që të ngrihen dhe të mbrojnë autonominë nga politika.

Postimi i plotë:

Të ndalen zgjedhjet politike në Akademinë e Shkencave!

Më 24 Maj votohet politikisht për Akademinë e Shkencave. Ish ministri i diktaturës, Skënder Gjinushi është kandidat i vetëm, si një militant i shpërblyer për Koalicionin e “30 dritë hijeve”

të Kryeministrit!

Akademia e Shkencave është plani i fundit i Edi Ramës për ta zhgarravitur e shpërbëre Akademinë siç ka bërë me të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

Një javë më parë urdhëroi “Bareshën” e Ministrisë të dorëzonte në Parlament platformën e kandidatit “të depolitizuar” për t’i hapur rrugë një procesi anti-kushtetues zgjedhjesh për të asgjësuar lirinë akademike.

PD u bën thirrje akademikëve të vërtetë, me kontribute të çmuara në shkencë, të mos nënshtrohen, por të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre, të denoncojnë e të refuzojnë këtë farsë ilegjitime, anti-kushtetuese, të gatuar në zyrën e Ramës.

Është në dinjitetin e tyre si akademikë të mbrojnë me çdo çmim autonominë dhe pavarësinë nga politika, të institucionit më të rëndësishëm shkencor në vend, për t’i hapur rrugë reformimit perëndimor të Akademisë së Shkencave!

Emërimi i ministrit të diktaturës në drejtimin e Akdemisë së Shkencave është pjesë e skenarit ogurzi të Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar!

Partia Demokratike, e vendosur në mbrojtje të autonomisë së institucionit më të lartë shkencor në vend!


TË NGJASHME