HomeShowbiz

‘Netflix’ publikon reklamën misterioze, mendohet se ka lidhje me Beyonce

‘Netflix’ ka publikuar së fundmi një reklamë misterioze të një projekti të titulluar ‘Homecoming’. Kompania e madhe amerikane nuk ka dhënë asnjë informacion për të treguar se për çfarë bëhet fjalë, por fansat janë të bindur se ky do të jetë një dokumentar për Beyonce. Në fillim të javës që lamë pas “Us Weekly” raportoi se Beyonce ishte duke punuar me ‘Netflix’ për një dokumentar për performancën e saj në ‘Coachella 2018’. Vitin e kaluar këngëtarja ishte personazhi kryesor në festivalin e njohur, sepse këndoi 26 këngë dhe risolli në skenë grupin “Destiny’s Child”. Ndërkohë reklama e ‘Netflix’ ka përdorur të njëjtën ngjyrë të verdhë, si bluza e Beyonce në ‘Coachella’.

Gjithashtu ky dokumentar do të publikohet në datën 17 prill, që përkon me një nga datat e ‘Coachella’ për këtë vit. Të gjitha këto shenja i kanë bërë fansat e këngëtares së njohur të mendojnë se ky dokumentar do të jetë posaçërisht për të. Beyonce nuk ka reaguar ende, sepse gjithçka do të zbulohet në datën e premierës së dokumentarit. /gotanews.tv


TË NGJASHME