HomeSport

Neurokirurgu italian flet për Schumacer pas daljes së tij nga koma

U bënë tashmë shumë vite prej momentit kur Michael Schumacer pësoi aksidentin e rëndë në pistën e skive. Ai ka qenë për shumë gjatë në koma dhe familja e tij është treguar mjaft hemetike për lajmet mbi gjendjen shëndetësore të Schumacer. Së fundmi një neurokirug italian, Niccola Acciari, me bazë në Bolonja, ka zbuluar të dhëna të rëndësishme për 51-vjeçarin. “Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend para aksidentit, më një strukturë organike, muskulore dhe skeletore të ndryshuar dhe të përkeqësuar”,është shprehur ai për ‘Contro Copertino’. Sipas neurokirurgut të njohur kjo ka ardhur si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në koma.


TË NGJASHME