HomeShowbiz

Nevina Shtylla ka një dilemë dhe lidhet me Dua Lipën

Nevina Shtylla ka publikuar pak minuta më parë një foto të sajën që i përket vitit 2016. Në atë kohë, moderatorja i ka pasur flokët të shkurtër, njësoj si modeli që është kthyer në trend së fundmi dhe që është përqafuar nga një pjesë e mirë e vajzave të njohura, por jo vetëm.

Krahas fotos së parë, Nevina shkruan me shaka: “2016, para se Dua Lipa të më kopjonte modelin e flokëve”.

Ndërsa në foton tjetër, bukuroshja e ekranit kërkon mendimin e ndjekësve pasi është ende e dyzuar për të vendosur nëse duhet t’i presë sërish. Sigurisht votimet nuk kanë munguar, por ende nuk e dimë nëse Nevina do vendosë t’i presë.

Me flokë të gjatë, apo të shkurtër nuk ka rëndësi, moderatorja duket njësoj e bukur. /
https://gotanews.tv


TË NGJASHME