HomeShowbiz

Nevina Shtylla nuk e ndan asnjëherë nga vetja këtë aksesor

Jemi mësuar që prej disa muajsh Nevina Shtyllën ta shohim si një nga moderatoret e programit të së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, ‘E diell’. Bukuroshja publikon shpesh foto në rrjetet sociale nga programi i cili moderon, por jo vetëm. Ajo ndan me ndjekësit dhe momente të ndryshme nga përditshmëria dhe koha e saj e lirë.

Nëse do të shihni me vëmendjen fotot e ish-Miss Shqipërisë do të dalloni se një nga aksesorët e preferuar të saj janë orët e dorës, të cilat ajo i ndërron herë pas here. Në ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet, Shtylla zgjedh gjithmonë t’i kombinojë ato me veshjen dhe ‘look-un’ e saj.

Duket qartë se Nevina është një adhuruese e aksesorëve të ndryshëm, kjo sepse në çdo foto të sajën mund të dalloni, varëse, unaza nga më të shumëllojshmet.

Kujtojmë se Shtylla drejton gjithashtu dhe emisionin sportiv ‘Proçesi Sportiv’, krah moderatorit Edi Manushi, ndaj së fundmi është kthyer në një nga figurat më të dashura për të gjithë teleshikuesit.


TË NGJASHME