HomeUdhëtime

New York thyen rekordin e turistëve në 2018

Një numër rekord prej 65.2 milion turistësh e vizituan New York-un në 2018, tha të mërkurën bordi i saj turistik, me popullin britanik veçanërisht të prirur për të vizituar këtë vend nga jashtë. Sipas shifrave të reja nga NYC & Company, rreth 51.6 milion amerikanë dhe 13.5 milion turistë të huaj e vizituan vitin e kaluar, krahasuar me 13.1 vizitorë të huaj në vitin 2017.

Britanikët kryesonin listën e vizitorëve të huaj, me 1.24 milion, më pas turistët nga Kina (1.1 milion), Kanadaja (1 milion), Brazili (920.000) dhe Franca (807.000).

New York u rendit qyteti i 6-të më i vizituar nga turistët e huaj në botë, sipas listës vjetore të Mastercard të Destinacioneve Botërore të publikuar në shtator, bazuar në 13.1 milion vizitorë.


TË NGJASHME