HomeShowbiz

Prestigjiozja ‘New York Times’ i dedikon artikull reperes kosovare

Prestigjiozja New York Times i ka dedikuar një artikull 15 artistëve europianë që ndoshta bota nuk i njeh, por duhet t’i njohë, pjesë e së cilës është përfshirë dhe reperja nga Kosova Melinda Ademi.

“Pavarësisht popullsisë së vogël, Kosova luan një rol kryesor në skenën e popit sot, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Ademi lindi në Gjermani dhe jetoi aty derisa familja e saj fitoi të drejtën për të jetuar në SHBA. Tani në moshën 20 vjeçare (ndonëse asnjëherë nuk e ka zbuluar moshën e saj të saktë), ajo ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën e saj muzikore. Ademi gjithnjë ka dashur të këndojë, dhe gjithashtu ka marrë pjesë në “American Idol”. Por së fundmi, ajo zbuloi se mund të bënte rep. Kjo e shtyu të bënte hapin e parë.”, shkruhet në artikull.

“Unë po përpiqesha të krijoj këngë, dhe kuptova se isha më tërheqëse për meloditë dhe tingujt shqiptarë. Mendova se ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të ardhur këtu (në Kosovë)”, ka theksuar Ademi.


TË NGJASHME