HomeSport

“New York Times”: Skandali me Fair Play Financiar. UEFA favorizoi PSG

Qeveria e futbollit UEFA, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga institucionet më të mëdha të futbollit e cila ka qenë gjithmonë nën akuza të vazhdueshme për skandale të ndryshme. Së fundi, është prestigjiozja amerikane “New York Times” që ka leshuar akuza ndaj UEFA, në lidhje me çështjen e klubit parizien PSG dhe problemet me Fair Play Financiar. “New York Times” ka pasur në dispozicion disa dokumente që hedhin dritë mbi këtë çështje.

Gjithçka ka të bëjë me vitin 2017 kur PSG transferoj Neymar dhe Mbappe në Paris, një marrëveshje e cila në total kapi shumën e 400 milion euro. UEFA nisi një hetim për këtë çështje por gjithçka përfundoi në zyrat e CAS me kërkesë të klubit parizien ku për mungesë dokumentacioni dhe provash në kohë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv u shpreh në favor të PSG.

Sipas të përditshmes amerikane kjo neglizhencë e UEFA-s ka qenë e qëllimshme pasi lidhjet e tyre me sheikun Al-Khelaifi janë të forta kjo pasi rrjeti i tij mediatik Bein Media Group për disa vite ka investuar miliona për të drejtat televizive, fonde të cilat menaxhohen pikërisht nga UEFA.


TË NGJASHME