HomeSport

Neymar apo Mbappe?! PSG merr vendimin për dy yjet e ekipit

Neymar dhe Mbappe, janë padyshim dy prej futbollistëve jo vetëm nga më të mirët në botë, por edhe më të kërkuarit në tregun e transferimeve. Deri tani, PSG ka bërë më të mriën për t’i mbajtur në ekip të dy superyjet, por kjo gjë nuk do të vazhdojë për shumë kohë. Real Madrid dhe Barcelona janë dy ekipet që kanë shfaqur interesin më të madh për futbollistët dhe kanë vendosur nën një farë “presioni” ekipin francez.

Për këtë arsye, bordi drejtues i ekipit, ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dy yjet e ekipit. Sipas spanjolles “Sport”, PSG ka vendosur “të sakrifikojë” Neymar dhe të bëjë një sforco për të mbajtur në ekip Mbappe. Francezi dëshiron të jetë ai në qendër të projektit të klubit dhe mesa duket drejtuesit e klubit, kanë vendosur t’ja plotësojnë dëshirën.

Për Neymar, çdo gjë ndryshon, brazilian mund të largohet te Barcelona dhe kjo mund të vijë edhe si një shkëmbim me Griezmann, që nuk po përshtatet me lojë e Barcelonës.


TË NGJASHME