HomeSport

Neymar i vendosur, heq dorë nga milionat për rikthimin te Barcelona

Neymar dhe rikthimi i tij te Barcelona, janë kthyer në kryefjalën e kësaj merkatoje. Pasi konfirmoi dëshirën për t’u larguar nga PSG, Neymar ka treguar se është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë ekonomike vetëm e vetëm të kthehet në Spanjë.

Sipas “El Mundo Deportivo”, ylli brazilian ka pranuar të ulë ndjeshëm përfitimet e tij ekonomike, duke pranuar një pagë prej 14 milionë euroshnë sezon. Aktualisht në Paris te PSG, Neymar përfiton plot 36 milionë euro në sezon.

Në rast se ky transferim kryhet me sukses, me tu prezantuar në “Camp Nou”, paga e tij do të reduktohet me 22 milionë euro. Pas zgjidhjes së këtij problemi, tashmë drejtuesit e klubit spanjoll duhet vetëm të bindin drejtuesit e PSG, për të arritur një akord. Oferta e Barcelonës për të bërë të mundur rikthimin e Neymar, është 130 milionë euro plus kartonin e Philippe Coutinho.


TË NGJASHME