HomeSport

Neymar më pranë Barcelonës, ofrohen 3 lojtarë për rikthimin e tij

Dy vite më parë, Barcelona, bëri ç’ishte e mundur për të larguar Neymar nga ekipi dhe si për çudi, sot në momentin më negativ të tij, është pikërisht klubi katalunas që po i del në krah yllit brazilian. Sipas “El Mundo Deportivo“, braziliani, është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë ekonomike, me qëllim të kthehet edhe njëherë dhe të formojë sërish MSN e famshme. Dëshirës së tij për rikthim, i është përgjigjur pozitivisht edhe Barcelona, që janë të gatshëm të ofrojnë 3 lojtarë për të bërë të mundur këtë transferim.

Philippe Coutinho, Ousmane Dembélé dhe Ivan Rakiti?, janë emrat e 3 futbollistëve që Barcelona i ka ofruar PSG në këmbim të yllit brazilian. Në fakt, këta tre emra janë të lidhur me PSG në një mënyrë të tërthortë, Coutinho kërkon të largohet, PSG është pikërisht skuadra më e interesuar për shërbimet e tij. Ousmane Dembélé, është objektivi i kësaj merkatoje vere dhe pëlqehet shumë nga tekniku Thomas Tuchel. Kurse përsa i përket, Ivan Rakitic, PSG, ka shfaqur interes edhe më herët, madje ka ofruar 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e kroatit.

Duke u bazuar në këto të dhëna të të përditshmes spanjolle dhe këto 3 emra që Barcelona, ka ofruar, lajmi për rikthimin e Neymar, nuk është aspak një thashethem merkatoje.


TË NGJASHME