HomeSport

Neymar më pranë Barcelonës, PSG ka një kusht për shitjen e tij

Vazhdon “telenovela” Neymar. Deklaratat e sulmuesi brazilian ku tregon se dëshiron rikthimin te Barcelona, kanë bërë që klubi parizien të ulet në tavolinë diskutimi me drejtuesit e klubit spanjoll. Një marrëveshje e vështirë, por jo e pamundur dhe në media të ndryshmë, kanë filluar të qarkullojnë edhe disa opsione sesi mund të kryhet ky operacion. Megjithatë, këto pretendime, janë shumë larg pretendimeve të të dyja skuadrave.

Momentalisht, e vetmja gjë që i bën bashkë interesat e të dy klubeve, është mënyra se si mund të kryhet ky transferim. Kartoni i një prej yjeve të Barcelonës dhe një shumë monetare në këmbim të shërbimeve të Neymar. Oferta e Barcelonës, është 120 milionë dhe kartonin e Philippe Coutinho. Pjesa monetare nga ana e PSG është në rregull, por në vend të Coutinho, drejtuesit e klubit, kërkojnë Ousmane Dembélé, që disa ditë më parë nga klubi spanjoll u cilësua i pashitshëm. Megjithatë nëse arrihet njjë kompromis me PSG, statusi i tij mund të ndryshojë.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat shumë pranë Barcelonës, kjo e fundit do të tërhiqej nëse do të duhet të paguante 100 milion euro për Neymar. Nuk duket një “sconto” e madhe, por do të ishte e tillë nëse merret në konsideratë i gjithë operacioni, pasi sulmuesi brazilian ka pranuar të ulë ndjeshëm përfitimet e tij financiare.


TË NGJASHME