HomeSport

Neymar për pak sa nuk e shënoi golin e vitit

Gjatë ndeshjes së djeshme kundër StarsbourgKupën e Francës, ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, kishte qenë shumë afër për ta shënuar golin më të mirë të vitit.
Në një pjesë të ndeshjes, Neymar e tregoi se pse është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur pas disa driblimeve mbresëlënëse, kishte qenë shumë afër për ta shënuar një gol që mund të kishte garuar për golin më të mirë të vitit.

Braziliani nuk arriti ta shënojë këtë gol, mirëpo PSG-ja arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0. Neymari u lëndua afër fundit të ndeshjes dhe doli nga fusha duke qarë. Ende nuk është bërë e ditur sa serioz është lëndimi i tij.


TË NGJASHME