HomeSport

Neymar pranë Barcelonës, detajet e marrëveshjes dhe superoferta për PSG

Ndërkohë që merkato e verës, sa vjen e bëhet akoma edhe më e ‘nxehtë’. Së fundmi, një lajm i bujshëm, po qarkullon për rikthimin e Neymar te Barcelona.

Është portali sportiv “Globoesporte”, që ka hedhur dritë mbi këtë transferim, duke shtuar se palët kanë avancuar shumë në bisedime, madje është arritur edhe një akord paraprak për mënyrën se si do të kryhet ky transferim.

PPo sipas portalit brazilian, Barcelona mendohet se do të paguajë 100 milionë euro Për Neymar, kurse pjesa tjetër e kartonit të tij do të paguhet duke përfshirë tre futbollistë të Barcelonës. Rakitic, Dembele dhe Umtiti janë futbollistë e përfshirë në këtë transaksion.

Në Brazil janë të bindur se Nejmar do të rikthehet te klubi katalanas per të formuar sërish “MSN” e famshme.


TË NGJASHME