HomeSport

Neymar shënon gol të jashtëzakonshëm në stërvitje

Skuadra e Paris Saint-Germain, është duke qëndruar në një kamp stërvitor në Katar për shkak të pushimit dimëror pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, ku Neymar i argëtoi tifozët me një gol nga prapa portës.
Një numër i madh i tifozëve të PSG-së vjen nga ky vend dhe kjo gjë dëshmohet përmes tifozëve të shumtë të pranishëm në seancat stërvitore të skuadrës. Në seancën e djeshme ishin afër 15 mijë njerëz të pranishëm.

Neymar nuk i zhgënjeu këta tifozë pasi që arriti ta shënojë një gol të jashtëzakonshëm.

Braziliani e mori një top dhe e gjuajti atë në mënyrë të përsosur që nga prapa portës në atë mënyrë që topi të kalonte në një hark dhe të përfundonte në rrjetën e portës


TË NGJASHME