HomeSport

Neymar shfaq dëshirën për t’u kthyer te Barcelona

Neymar po kthehet në qendër të vëmendjes së mediave sportive. Për të po shtohen zërat se është penduar për kalimin e tij te Paris Saint German dhe se ka shfaqur dëshirën për t’u kthyer te skuadra e Barcelonës.

E përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ ka publikuar një artikull në lidhje me këtë dëshirë të brazilianit dhe kjo nuk është hera e parë.

Por që Neymar të kthehet te Barcelona duhet që të ndikojnë një sërë faktorësh. Së pari, duhet që stafi teknik i klubit katalanas ta shohë si të nevojshëm këtë rikthim të tij.

Së dyti, duhet bindur Paris Saint Germain dhe së treti duhet paguar një shumë e majme për riblerjen e kartonit të Neymar dhe për momentin kampionët e Spanjës as nuk e çojnë në mendje të bëjnë një shpenzim të tillë për Neymar, i cili duhet të përmirësojë imazhin e tij, duke qenë se një pjesë e mirë e tifozëve të Barcelonës janë kundër tij për mënyrën sesi ai u largua në drejtim të klubit parizien.

Pavarësisht gjithçkaje, te Barcelona rikthimi i Neymar nuk shihet si një mision i pamundur, por një lëvizje shumë e komplikuar.


TË NGJASHME