HomeTeknologji

Nga 1 shkurti WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Miliona përdorues të telefonave nuk do mund të përdorin më WhatsApp, pas një ndryshimi që pritet të vijë në këtë aplikacion. Versionet e vjetra të pajisjeve Android dhe iOS nuk do kenë mundësi të hyjnë në aplikacionin që është në pronësi të Facebook nga 1 shkurt.

WhatsApp tha se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të siguruar përdoruesit e këtij aplikacioni, të cilët këshillohen të përdorin sistemin e ri operativ mobil që mbështet smartphone-in e tyre.

Këto janë disa iPhone tek të cilët WhatsApp nuk do funksionojë më:
iPhone 6/ iPhone 6 plus
iPhone5/ iPhone 5s/ iPhone 5c
iPhone 45
iPhone 4 dhe më të vjetër se ai

Te sistemi Android, telefonat që kanë një version më të vjetër se 4.0.3, do të përfshihen në këtë “ndalim”. Shumë prej pajisjeve të lëshuara para vitit 2011, janë në gjendje të marrin sistemin e ri operativ, kështu që pronarët mund të vazhdojnë të përdorin WhatsApp.


TË NGJASHME