HomePolitikë

Nga biografia tek vrasjet dhe ekstradimi i shtetasit turk, flet ministri Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i thirrur në interpelancë nga deputeti i opozitës në Kuvend duke iu përgjigjur akuzave për rendin e sigurinë tha se “situata është në ditët më të mira historike por është ende larg së qeni ajo që duam. Situata s’është ajo që duam por më e mira historikisht, nuk është rënduar, ju sfidoj të ofroni shifra e jo konkluzione në ajër”.

“Për biografinë time konstatuar diçka që ska nevojë, unë jam lindur e rritur në diktaturë edhe pse ju dukeni të lindur pas saj, është dicka që s’është përcaktuar nga unë, ashtu sikurse është përcaktuar për shumë prej jush.

Profesioni im, meqë bëtë aludime për profesionin tim të mëparshëm, dua tju them se profesioni i ushtarakut është ndër më të nderuarit në këtë botë për ata që kanë respekt në këtë botë për shtetin. Janë njerëzit që sakrifikojnë lirinë e jetën e tyre në shërbim të vendit. Nëse ka një gjë për të cilën jam krenar e kam sakrifikuar lirinë e një pjesë të rinisë sime për vendin tim”.

Ministri Lleshaj u ndal tek çështja e ekstradimit të shtetasit turk Harun Çelik dhe shpjegoi se urdhrin e dëbimit nuk e jep ministri por është çështje administrative.

“Vendimi për dëbimin e të huajve s’merret nga ministri i Brendshëm, vendimet e dëbimit janë administrative që merren nga institucionet përkatëse. Në rastin konkret përgjegjës janë drejtoritë vendore të policisë së kufirit e migracionit.

Çdo vit nga Shqipëria dëbohen jo 1, 2, 5, por mijëra qytetarë të huaj që ndodhen në kushte të parregullta ligjore. Ka dy rrugë për dëbimin, ose largim vullnetar ose i detyruar
Me detyrim janë larguar 45 qytetarë të huaj. Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vendet e BE drejt Shqipërisë për të njëjtat arsye. 9934 qytetarë janë dëbuar nga BE në 2018. por juve ju ka kapur vemendje vetem nje qytetar turl , feleminderit se edhe shtetasit turq duhet ta meritojnë vëmendjen tone, por më mirë të ezauroheshin hapa të tjere ligjore se kemi të bëjmë me një proces administrativ, të kishit kërkuar një hetim administrativ, para se të kërkonit që cështja të marrë dimension politik në Kuvend. Ose nëse kemi pasur shkelje penale mund të inicionit hetim penal.

Harun Celik është ndaluar në Shqipëri në dt 8,s’ka qenë rezident në Shqipëri asnjëherë, nuk ka kerkuar azil, ky shtetas i gjetur në kushtet e shkeljes së ligjit është dënuar nga gjykata e Tiranës në 19. 12.19, kur është deklaruar fajtor për falsifikikm të dokumenteve me 13 muaj burgim. Madje kishim informacione se ka të dhëna se do përdorë territorin e Shqiperise për të kaluar në vende të treta, pra ka hyrë ilegalisht dhe ka të dhëna se do e përdorë këtë territor për kalimin në vende të treta”, tha Lleshaj.


TË NGJASHME