HomeShëndeti

Nga çfarë shkaktohen, e si ti trajtojmë njollat kafe në lëkurë

Njollat kafe janë të padëmshme, por mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Ato mund të vijë nga plakja, stresi, njollat e shtatzanisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.

Por shkaku kryesor të këtyre njollave, është ekspozimi i pambrojtur në diell.

Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaninës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen e për pasojë do të krijohen njollat kafe.

Ja se si të përdorni produktet që ju ndodhen në kuzhinë për të mbajtur fytyrën tuaj gjithnjë të shëndritshme dhe të freskët.

Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine si :

Kivi
Limoni
Portokalli
Spinaqi
Specat e kuq
Bizelet
Domatet
Lulelakra
Rrushi

Një mënyrë tjetër e parandalimit dhe reduktimit të njollave pa pasur nevojë për trajtime mjeksore janë dhe këto maska bimore.

Qumësht

Qumështi përmban acid laktik dhe është një agjent natyral në zbardhjen e lëkurës e veçanërisht fytyrës. Metoda me qumësht rekomandohet shumë për fytyrat e ndjeshme pasi nuk shkakton tharje, djegie apo irritim të fytyrës. Me një pambuk merni pak qumësht dhe aplikojeni tek njollat kafe. Lëreni për disa minuta dhe më pas lajeni lekurën e ujë të bollshëm.

Uthull molle

Uthulla e mollës është një metodë shumë efektive që shëron shumë probleme të lëkurës, duke ju dhënë një rezultat të mrekullueshëm. Përzieni një sasi të barabartë uthulle dhe uji në një enë. Aplikojeni me gishta në zonën ku ndodhen njollat kafe duke e lënë të thahet për disa minuta.

Kosi

Përdorimi i rregullt i kosit apo maskave me kos do t’i japë lëkurës tuaj shkëlqimin natyral që kërkoni. Aplikoni kosin tek njollat kafe dhe lëreni të thahet për 20 minuta më pas shpëlani zonën me ujë të ftohtë. Nëse po kërkoni një maskë fytyre përzieni pak kos, bollgur dhe lëng të freskët limoni. Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta.

Aloe vera

Gjethet e aloe vera-s janë një zgjidhje për shumë probleme të lëkurës. Aplikoni pak nga xheli që ndodhet brenda gjetheve te bimës tek zona e njollave dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë.
Aplikimi i kësaj maske çdo ditë për një muaj do t’ju zbehë problemin e njollave kafe.


TË NGJASHME