HomeShowbiz

Nga dita e parë që e takoi, David Beckham ruan ende diçka kujtim nga Victoria

Në një prej ndeshjeve të tij të futbollit në vitin 1997 David Beckham ka takuar për herë të parë gruan e tij Victoria Beckham.

Ish-mesfushori i Manchester United, ka treguar se si janë njohur e se si ka qenë takimi tyre i parë.

Beckham tha se Victoria ishte këngëtarja e tij e preferuar e grupit “Spice Girl”.

David zbuloi se ai madje ka ruajtur një suvenir nga takimi i tyre i parë, pasi ai ende e ka biletën e trenit në të cilën Victoria i shkroi numrin e saj dhe se nuk bisedoi me të në takimin e parë, por një javë më vonë kur ajo u kthye në Manchester për të parë një ndeshje tjetër.

I vendosur për të mos e lënë t’i ikte rasti, David rrëfeu: “Ajo kishte pirë disa gota, kështu që unë vendosa ‘Pse jo?’ ‘Do të përpiqem t’i marr numrin. Ne biseduam për rreth një orë në sallën e lojtarëve. Dhe ajo në të vërtetë do të merrte trenin atë ditë, kështu që shkroi numrin e telefonit në biletën e saj të trenit, të cilën unë ende e kam”.

Dhe ja ku janë 23 vjet më vonë, sërish të dashurar si ditën e parë!


TË NGJASHME