Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Nga Fushë Kruja ishte nisur drejt Durrësit, policia kap 48 vjeçarin

Një person është vënë në pranga nga Policia e Qarkut Durrës në një tjetër rast të goditjes së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Related posts

Shehu: Lidhja e “Shengenit” po …

Klaudia gotanews

Nicole Kidman e përkushtuar ndaj familjes

Mila

E kritikuan për operacionin pas lindjes, Cardi B i kthehet keq fansave

Tatani
Na Kontaktoni!