HomeShowbiz

Nga ishujt Maldive, Dafina ngre temperaturat

Dafina Zeqiri ka vendosur që t’i kalojë këto ditë të ftohta dimri në një vend të ngrohtë bashkë me motrën dhe nënën e saj!

Këngëtarja shqiptare ka treguar se ndodhet në ishujt Maldive, aty ku nuk mbaron ndonjëherë vera, plazhi dhe dielli.

Ajo ka publikuar një foto nga dhoma, ku shfaqet me bikini dhe mund të themi se trupi i Dafinës është i hatashëm edhe në dimër.

E veshur me një palë bikini në ngjyrë të kuqe Dafina ekspozon linjat elegante, barkun e sheshtë, si dhe tatuazhet nga të cilat nuk i ndajmë dot sytë!

Nga gjarpri gjigant në këmbën e majtë, te ikonat egjiptiane në krahun e djathtë, Dafina nuk i kishte ekspozuar ndonjëherë kaq qartë tatuazhet e saj.


TË NGJASHME