HomeShowbiz

Nga një televizion në tjetrin, ja ç’do të bëjë Alketa në Mediaset

Pjesëmarrja në festivalin e “Sanremo” i hapi shumë dyer në Itali moderatores shqiptare, Alketa Vejsiu.

Pjesmarrja e saj në festivalin e muzikës italiane u komentua gjatë në media dhe në një intervistë të dhënë Alketa tregoi se i kanë ardhur disa oferta pune.

“Sanremo” u transmetua në televizionin “Rai”, megjithatë ditën e djeshme Alketa publikoi një foto ku shfaqej në ambientet e një tjetër mediaje të njohur italiane “Mediaset”.

Ajo ka treguar se vizita e saj ka lidhje me intervistën e saj të radhës në mediat italiane dhe bashkë me të do të jenë figura të njohura të ekranit në shtetin fqinj.

Emisioni ku do të marrë pjesë Alketa, “Verissimo” do të transmetohet të shtunën në orën 4 pasdite edhe drejtohet nga prezantuesja e njohur, Silvia Toffanin.

https://www.instagram.com/alketavejsiu/

TË NGJASHME