HomeLajmi i Fundit

Nga përplasja me armë mes bandave në Vlorë tek vendimet e “çuditshme” të gjykatës

Policia e Tiranës arrestoi sot një të ri nga Vlora me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Taulant Manaj i njohur edhe si Taulant Beqiraj, u arrestua në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Gjykata kishte vendosur nën arrest shtëpie në Vlorë, por ai nuk u gjet, teksa Gjykata e Apelit i kishte ndryshuar masën e sigurisë në “arrest me burg”.

Manaj ishte përfshirë në shkurt të 2018-ës në një konflikt me armë mes dy bandave në Vlorë, por gjykata e la jashtë qelive të paraburgimit duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në qershor të 2018-ës, Manaj kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, duke qarkulluar me armë në qytetin e Vlorës. Për këtë arsye, u arrestua sërish nga policia por gjykata e shkallës së parë e la sërish nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, në shtator të vitit 2018, Gjykata e Vlorës vendosi ta rikthejë në burg Taulant Manajn, por i riu arriti t’i arratisej policisë, duke përfunduar në pranga këtë fundjavë.