HomePolitikë

Nga President në krye të partisë, Meta i ndryshon emrin LSI-së

Është mbajtur ditën e djeshme Konventa Kombëtare e LSI, e cila pasoi me ndryshimet e Statusit dhe me dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi i partisë. Me largimin e Kryemadhit dhe përfundimin e mandatit të strukturave drejtuese bëri që të ngrihej Komiteti Organizator.

Drejtuesi i këtij komiteti Organizator u emërua Ilir Meta, ndërsa zv.Kryetar do të jetë Agim Nesho.

 Brenda 24 orësh Ilir Meta kaloi nga President në kryetar partie, e cila nuk do të quhet më LSI por Partia e Lirisë.

Meta tha:

“Ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës, partia e lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova, shtet i pavarur, lavdi kombit tonë”.


TË NGJASHME