HomeSport

Nga Ramos te Hazard e Ronaldo, Florentino Perez flet hapur

Mjaftoi një sezon i dështur dhe Real Madrid, ka humbur aq shumë nga shkëlqimi mbretëror, sa edhe disa prej lojtarëve emblematikë të ekipit po kërkojnë largimin. Sergio Ramos, kapiteni legjendar i madrilenëve, para pak ditësh u përfol se kishte kërkuar largimin nga klubi. Për ta sqaruar njëhëerë e mirë këtë situatë, ka menduar vetë Florentino Perez.

“E kam takuar sëbashku me agjentët e tij, më kërkuan ta lë të lirë, po flas drejt Kinës, pasi transferimet aty janë shumë të ndërlikuara. Mund ta diskutojmë këtë por kurrsesi nuk mund të largohet falas, Reali nuk mund ta lë kurrsesi falas kapitenin të largohet, do të ishte një precedent i tmerrshëm”. Veç çështjes Ramos, presidenti perez, foli edhe për të ardhmen dhe u ndal te objektivi kryesor i merkatos, Eden Hazard.

“E kemi kërkuar prej kohësh, shpresoj që ky të jetë viti i duhur. Kam shumë besim, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Griezmann? Askush nuk ma ka ofruar Griezmann. Zidane nuk më ka kërkuar as Neymar e as Mbappe”., u shpreh Perez.

E në fund, nuk mund të mungonte as një koment për Cristiano Ronaldon, për të cilin Perez tha:”Nuk është larguar as për problemet me evazionin fiskal e as për mua, dëshironte sfida të reja, dëshironte të ndryshonte ambient. Ronaldo ka qenë ekzemplar, blerja ime më e mirë”.


TË NGJASHME