Botë Lajme

Nga shpërthimi i vullkanit në Hawaii, shkatërrohen dhjetëra shtëpi

Vullkani Kilauea në Hauai ka shkatërruar 26 shtëpi derisa ka nxjerr llavë qindra metra në ajër, duke lënë të shqetësuar banorët për atë se sa do të zgjasë evakuimi i tyre, raporton AP.

Zyrtarët e Hauajit kanë thënë se katër zona të paspecifikuara janë mbuluar me llavë.

Rreth 1,700 banorë që janë evakuuar, janë lejuar të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre për të marrë kafshët shtëpiake, ilaqe dhe produkte tjera të nevojshme.

Zyrtarët kanë thënë se banorët mund të shkojnë për kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre derisa autoritetet të deklarohen se cilat zona janë të sigurta.

Llava është shpërndarë në një territor prej 36,000 metrash katrorë, ndonëse me shpejtësi të ngadalësuar.

Ende nuk ka informacione se për çfarë periudhe vullkani do të jetë aktiv/fax.al

Related posts

Presidenti Meta me arbëreshët në Pulja: Shqipëria ka vetëm një të ardhme…

Mila

Frontex jep rezultatet e para, kapen 23 klandestinë

Xhensila Gotanews

YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë

Mila
Na Kontaktoni!