HomeLajme

Nga sot hidhen në qarkullim dy kartëmonedhat e reja, ja si duken

Banka e Shqipërisë ka hedhur sot në treg dy kartëmonedhat e reja, 500 dhe 2000 lekë.

Këto dy kartëmonedha vijnë me një risi në përforcimin e sigurisë kundër falsifikimit të tyre.

Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

500 LEKË/ Përmasat  132 mm x 69 mm

Ngjyra E kaltër

Hedhur në qarkullim 17 janar 2022

Pamja e përparme: Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë.

Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “PESËQIND LEKË”, “ISMAIL QEMALI 1844 – 1919”

Pamja e prapme: Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi.

200 LEKË: Përmasat 146 mm x 72 mm

Ngjyra E purpurt

Hedhur në qarkullim 17 janar 2022

Pamja e përparme: Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir.

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DY MIJË LEKË”,“MBRETI GENT 181 – 168 p.e.s.”

Pamja e prapme: Elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea.


TË NGJASHME